75 Mall Live Search
20:21 / E Mërkurë, 23 Prill 2025 / Gj. Sh

Prishtina barazon serinë gjysëmfinale ndaj Trepçës

Sigal Prishtina e ka barazuar serinë gjysëmfinale ndaj Trepçës në 1-1, në play-offin e Superligës.

Skuadra nga kryeqyteti fitoi ndeshjen e dytë, ku rezultati në ”Pallatin e Rinisë dhe Sporteve”, ishte 90-83, shkruan IndeksOnline.

Koha e rregullt përfundoi me barazim 77-77, derisa fituesi i përcaktua pas vazhdimeve prej pesë minutave.

Jordan Davis dhe Olin Carter u dalluan te Prishtina, me nga 23 pikë të shënuara, derisa te Trepça, basketbollisti më i dalluar ishte Tekele Cotton, me 19 pikë.

Ndeshja e tretë gjysëmfinales mes Trepçës dhe Prishtinës zhvillohet ditën e shtune më 26 prill, në palestrën ”Minatori” në Mitrovicë.

Kujtojmë që skuadra e cila arrin tre fitore kualifikohet në finale./IndeksOnline/