Prishtina bëhet kahre nga amatorët, Ismet Munishit i “cofin” analizat
Prishtina është eliminuar përfundimisht nga garat evropiane.
Nënkampionët e Kosovës janë mposhtur nga skuadra amatore e Gjibraltarit, St Josephs me rezultat 2-0.
Skuadra kosovare e pësoi nga lojtarët e vet pasi që Leotrim Bekteshi dhe kapiten Dallku u ndëshkuan me karton të kuq në fillim të pjesës së parë.
Vendasit shfrytëzuan superioritetin numerik dhe në minutën e 75-të shënuan edhe golin e parë me anë të Villar.
Pesë minuta më vonë Juanfri dyfishoi rezultatin për ta lënë të pashpresë skuadrën e drejtuar nga Mirel Josa.
Kjo humbje ua hedh poshtë parashikimet e analistave kosovar, ku trajneri Ismet Munishi tha se Prishtina kualifikohet 1 milionë përqind.
St Joseph’s me këtë fitore do të kenë nderin të luajnë me skuadrën e Steven Gerard, Rangersin. /IndeksOnline/