23:32 / E Hënë, 23 Gusht 2021 / OSH

Prishtina bën goditjen e madhe, arrin marrëveshje me Erando Karabecin

Skuadra e Prishtinës ka arritur të bëj një transferim të madh.

Sot, gjatë ditës Indeksonline raportoi se mesfushori nga Liga Superiore e Shqipërisë, Erando Karabeci është duke negociuar me Prishtinën.

Tashmë mësohet se dy palët kanë arritur marrëveshje dhe se zyrtarizimi pritet të bëhet shumë shpejtë.

Karabeci vjen tek kryeqytetasit si kampion me Teutën në kategorinë Superiore sezonin e kaluar.

32-vjeçari ishte pjesë e klubit të Tiranës për 11 vite, duke u shpallur kampion edhe aty./Indeksonline/