15:53 / E Premte, 01 Korrik 2022 / k.v

Prishtina bën zyrtare transferimin e radhës

Pasi që transferoi dy mesfushorë me tipare sulmuese, skuadra e Prishtinës ka bërë zyrtare përforcimin e radhës, tani në repartin e mbrojtjes.

Qendërmbrojtësi Besir Ramadani është lojtari i radhës që ka nënshkruar kontratë me Prishtinën, i cili do të qëndrojë me skuadrën nga kryeqyteti për dy vitet e ardhshme.

Në sezonin e fundit, shkupjani ishte pjesë e ekipit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Struga, me të cilën regjistroi 33 paraqitje në të gjitha garat.

Ramadani karrierë ka bërë edhe te FC Shkupi dhe KF Gostivari derisa më parë i ka mbrojtur edhe ngjyrat e grupmoshave të Maqedonisë së Veriut (deri te U-18), kurse më pas është bërë pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë U-21.