19:47 / E Shtunë, 26 Nëntor 2022 / C E

Prishtina debuton me humbje në ENBL

Sigal Prishtina ka debutuar në Ligën ENBL. Bardhekaltrit janë mundur nga skuadra ukrainase, Budivelnyk me shifrat 85:62 (19:16, 19:13, 25:16, 22:17).

Çereku i parë deri në fund ishte i barabartë, por me treshe në fund nga ukrainasit kjo pjesë përfundon 19:16, kurse në periudhën e dytë ukrainasit për një nuancë ishin më të mirë, duke shkuar në pushim me rezultat 38:29.

Budivelnyk vazhdoi me lojë të mirë në pjesën e dytë, duke shënuar fitoren e parë në grup, ndërsa ia shkaktuan humbjen e parë prishtinasve.

Sfida e dytë për bardhekaltrit do të jetë të dielën nga ora 15:00 kundër Kalev/Cramo, ku bardhekaltrit ishin përballur ndaj kësaj skuadre në kualifikimet e FIBA Europe Cup, duke pësuar 98:61.