75 Mall Live Search
17:12 / E Premte, 14 Tetor 2022 / Gj. Sh

Prishtina del me njoftim për shitjen e biletave kundër Ferizajit

Prishtina dhe Ferizaji do të përballen gjatë ditës së shtune.

Ndeshja është e vlefshme për javën e 11-të të AlbiMall Superligës së Kosovës dhe zhvillohet në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, më fillim nga ora 13:00, shkruan IndeksOnline.

FC Prishtina ka njoftuar se biletat për këtë ndeshje do të dalin në shitje ditën e shtunë nga ora 09:30.

Biletat mund ti bleni në të gjitha hyrjet rreth stadiumit “Fadil Vokrri”.

Çmimet e biletave janë 2 euro në sektorin e Lindjes dhe 3 euro në Perendim.

Tifogrupi Plisat do të jenë të pranishëm në sektorin e Jugut./IndeksOnline/