75 Mall Live Search
20:35 / E Diele, 02 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Prishtina dhe Bashkimi kalojnë në finale të Kupës së Kosovës

Në fundjavë janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës në basketboll në konkurrencën e femrave.

Në sfidën e parë, Mabetex Prishtina pa shumë vështirësi dhe ashtu siç është pritur ka mundur Trepçën me rezultat 93:26. Vashat prishtinase janë fituese aktuale të Kupës, derisa në finale do të përballen me Bashkimin, që ka mundur Penzën me rezultat 96:54.

Kështu në finale do të takohen dy skuadrat më të mira për momentin në basketbollin e femrave.

Ndeshja finale do të zhvillohet më 15 shkurt nga ora 17:30 në Rahovec, aty për pesë ditë me radhë do të mbahet Final 8.

Rezultatet

Mabetex Prishtina – Trepça 93:26

Bashkimi – Penza 96:54