75 Mall Live Search
18:11 / E Martë, 09 Shtator 2025 / MSH

Prishtina dhe KRM “Pastrimi” me plan për grumbullimin e mbeturinave ndërtimore

Komuna e Prishtinës ka njoftuar bashkëpunimin me Kompaninë regjionale të mbeturinave “Pastrimi”, për zbatimin e planit të grumbullimit të mbeturinave ndërtimore dhe të vëllimta.

Mbeturinat ndërtimore dhe ato me masë të madhe do të grumbullohen javë për javë në 5 zona të kryeqytetit, nga e hëna në të premten, shkruan IndeksOnline.

Ky plan siguron mbulim të rregullt javor, si dhe pika fikse ku qytetarët mund t’i dorëzojnë mbeturinat” deklaroi komuna.

Sipas Komunës, ndarja e zonave do të jetë si në vijim: të hënën zona 1 – Dardania, të martën zona 2 – Bregu i Diellit, të mërkurën zona 3 – Sofalia, të enjten zona 4 – Kolovica dhe të premten zona 5 – Lakrishtë.

Ky plan do të përsëritet çdo javë, duke siguruar mbulim të plotë dhe të rregullt të qytetit.

Qytetarët kanë gjithashtu në dispozicion 5 pika fikse me kontejnerë 7m³, ku mund të hedhin mbeturinat ndërtimore dhe të vëllimta në çdo kohë, pa pritur ditën e caktuar të grumbullimit në lagjen e tyre” deklaroi Komuna.

Plani në fjalë ka për qëllim të ofrojë një sistem të rregullt javor për grumbullimin e mbeturinave ndërtimore dhe të vëllimta, t’u mundësojë qytetarëve fleksibilitet përmes pikave fikse me kontejnerë 7m³ dhe të kontribuojë në ruajtjen e pastërtisë dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në qytetin e Prishtinës.

Për më shumë detaje mbi zonat e shërbimit, klikoni KËTU./IndeksOnline/