75 Mall Live Search
12:30 / E Enjte, 24 Janar 2019 / indeksADMonline

Prishtina dhe OAK me memorandum bashkëpunimi për rregullimin klimës së bërit biznes

Krijimi i lehtësirave në të bërit biznes në kryeqytet është bërë shkas që Oda e Afarizmit të Kosovës të nënshkruajë memorandum bashkëpunimi me komunën e Prishtinës.

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli u shpreh se ky memorandum bashkëpunimi do t’i shërbejë mjaft shumë bizneseve, pasi do të krijohet  një klimë më e mirë e të bërit biznes.  

Sipas të dytit të komunës, bashkë me Odën e Afarizmit do të mundohen që gjitha bizneseve t’iu lehtësohet të bërit biznes në Prishtinë, pasi siç thotë ai, një ambient më i mirë për ta do të bëjë që të ketë një zhvillim ekonomik më të madh.

“I ofruam mbështetjen si institucion komunal që ne të jemi në krah të këtij institucioni ekonomik që ne t’i mbështesim dhe t’i ofrojmë ambient më të mirë bizneseve të komunës sonë dhe t’i ofroj mbështetje dhe ndihmë në çfarëdo kërkese i cili vije nga drejtimi i asociacionit…ne pa pasur një klimë dhe ambient të mirë për biznese sigurisht që nuk mund të ëndërrojmë në një mirëqenie sociale apo një zhvillim ekonomik. Duke pasur parasysh se vetëm në saje të mbështetjes dhe ofrimit të klimës së mirë të bizneseve ne mund të presim një zhvillim më të mirë ekonomik dhe qëndrueshëm”, tha ai.

Ndërsa, nënkryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës, Arsim Selmonmusaj u shpreh se ky memorandum do të shërbejë  për interesat e bizneseve që të ketë një qasje më të lehtë dhe një shërbim më të mirë në kryeqytet.

Sipas tij, memorandumi i tillë është shumë i rëndësishëm, pasi një pjesë e madhe e bizneseve është e orientuar në Prishtinë.

“Ky memorandum bashkëpunimi do të na shërbej për interesat e bizneseve që të kemi një qasje më të lehtë, shërbim më të mirë dhe disa lehtësira të cilat me të vërtetë po hasin në të gjitha komunat e Kosovës. Sido që të jetë komuna e Prishtinës do të jetë më specifike, për arsyen se është një kryeqendër e Kosovës dhe po thuajse një pjesë e madhe e bizneseve është e orientuar në këtë komunë. Shpresojmë që tash e tutje të kemi një qasje më të lehtë, më të mirë dhe një mirëkuptim për t’i zgjidhur problemet e tyre”, deklaroi, nënkryetari i OAK-ut, Arsim Selmonmusaj.

Oda e Afarizmit të Kosovës, me qëllim që t’iu krijohen shërbime dhe qasje më të lehta gjitha bizneseve në Kosovë është duke nënshkruar vazhdimisht memorandume bashkëpunimi me disa nga komunat e Kosovës.