75 Mall Live Search
14:36 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Prishtina dhe Prizreni me më së shumti turistë

Prishtina dhe Prizreni janë dy qytetet e Kosovës që kanë pasur më së shumti vizitorë të huaj gjatë tremujorit të fundit të vitit të shkuar, kurse numri më i madh i tyre është nga Shqipëria, Gjermania dhe Turqia.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), pas publikimit të anketës ” Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për periudhën TM4 2017″, pjesë e së cilës  ishin 137 hotele.

“Në tremujorin e katërt të vitit 2017 (TM4 2017) kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi ishte 11.54%. Pjesë e anketës ishin 137 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e  Kosovës. Pjesa më e madhe e hoteleve janë në rajonin e Prishtinës, Pejës, Ferizajt, etj. “Në TM 4 2017, numri i vizitorëve ishte 29 736 vizitorë, ku 30.95 % ishin vizitorë vendorë dhe 69.05% ishin vizitorë të huaj. Kurse, numri i bujtjeve në TM4 2017 ishte 51 614, ku 27.79 % e bujtjeve ishin nga vendorët dhe 72.21 % ishin nga të huajt. Numrin më të madh të vizitorëve dhe qëndrimet e tyre e ka Rajoni i Prishtinës me 17 253 vizitorë dhe 29 838 qëndrime”, thuhet në publikim. /Indeksonline/