22:49 / E Premte, 12 Nëntor 2021 / C E

Prishtina ‘divorcohet’ me Zekirija Ramadanin

Zekirija Ramadani nuk do të jetë në krye të Prishtinës.

Siç mëson Indeksonline, trajneri nga Shkupi dhe kampioni i Kosovës i kanë ndarë rrugët me një marrëveshje të dyanshme.

Zekirija Ramadani arriti ta bëjë Prishtinën kampion të Superligës pas shumë vitesh pritje.

Klubi dhe as trajneri ende nuk kanë dalë me ndonjë deklaratë për të sqaruar situatën. /IndeksOnline/