20:15 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Prishtina dominon lehtësisht në minutat e parë të ndeshjes ndaj Dritës

Ka filluar ndeshja e Superkupës në mes të Dritës dhe Prishtinës.

Atmosfera në stadium është e zjarrtë dhe stadiumi duket të jetë i stërmbushur, transmeton IndeksOnline.

Tifozëritë e të dyja skuadrave janë në stadium për ta mbështetur skuadrën, por më të zëshëm po duken të jenë ”Plisat”.

Përndryshe, Prishtina është duke e dominuar ndeshjen lehtësisht me raste të njëpasnjëshme, duke veçuar këtu edhe rastin e Mankendas.