19:20 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

Prishtina – Drenica, formacionet zyrtare

Prishtina dhe Drenica do të përballen në kuadër të xhiros së 28-të në një ndeshje ku gabimet nuk falen, megjithëse dy skuadrat luajnë për objektiva të ndryshëm.

Kryeqytetasit ndodhen në kërkim të pikëve që u mundëson atyre vazhdimin e luftës për titullin kampion, ndërkohë ‘kuqezinjtë’ janë në kërkim të pikëve të shpëtimit.

Tashmë të dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare të ndeshjes:

Prishtina: Bekaj, Thaqi, Haliti, Bardhoku, Vitija, Hila, Krasniqi, Korenica, Mankenda, John, Januzi. Kryetrajner: Armend Dallku

Drenica: Ymeri, Bejta, Turku, Pasoma, Lushtaku, Thaqi, Bardhi, Hamiti, Abazi, Mëziu, Hyseni. Kryetrajner: Brahim Vojvoda