21:17 / E Premte, 11 Maj 2018 / indeksADMonline

Prishtina-Drita, +2 gola epërsi dhe 3000 euro premi

Këtë të shtunë do të mësohet emri i skuadrës kampione në futbollin kosovar. Prishtina-Drita do të jetë përballja më interesante viteve të fundit në futbollin kosovar. Ndeshja do të zhvillohet në Pejë në orën 16:00.

Drita ka aktualisht 3 pikë më shumë se Prishtina, por që skuadrës nga kryeqyteti i nevojitet një fitore me 2 gola epërsi për t’i marrë titullin gjilanasve në javën e fundit.

Jozyrtarisht mësohet se Prishtina iu ka premtuar 3000 euro premi secilit futbollist nëse arrijnë ta bëjnë “Remontadan” e titullit në javën e fundit.

Pa premi nuk do të luajnë as futbollistët e Dritës, por që ende nuk ka shifra se sa mund të jenë ato./Indeksonline/