Prishtina-Dukagjini nuk luhet në “Fadil Vokrri”

Nesër pritet të zhvillohet ndeshja e javës së 24-të mes Prishtinës dhe Dukagjinit.
Mirëpo Prishtina, nuk do të luajnë ndeshjen në stadiumin e tyre “Fadil Vokrri” dhe është zhvendosur në kampin nacional në Hajvali.
Arsyeja thuhet se ka të bëjë me përgaditjen e terrenit për ndeshjen e Përfaqësueses së Kosovës, që do ta zhvillojë me Islandën në fund të këtij muaji.
Ndeshja mes Prishtinës dhe Dukagjinit, zhvillohet nesër më 14:00, në të njëjtën kohë sikurse Drita-Ballkani./IndeksOnline/