Prishtina, dukshëm e para me raste me Covid

Edhe këtë të hënë në raportin 24-orësh të Institutit të Kosovës për Shëndetësi Publike, kryeqyteti prin nga numri i rasteve me Covid-19.
Janë saktësisht 303 raste të reja në Prishtinë, duke e lënë në vendin e dytë Gjilanin me 39 raste, Prizrenin me 38 raste, e Vushtrrinë me 37 raste.
Raporti i IKSHPK-së:
Rastet pozitive janë nga Prishtina 303 raste, Gjilani 39 raste, Prizreni 38 raste, Vushtrria 37 raste, Peja 32 raste, Fushë-Kosova 31 raste, Mitrovica 31 raste, Ferizaj 22 raste, Lipjani 20 raste, Skenderaj 17 raste, Drenasi 16 raste, Vitia 16 raste, Obiliqi 14 raste, Suhareka 13 raste, Kamenica 8 raste, Gjakova 7 raste, Klina 7 raste, Malisheva 7 raste, Kaçaniku 6 raste, Deçani 5 raste, Istogu 5 raste, Shtimja 5 raste, Podujeva 4 raste, Dragashi 3 raste dhe Novobërda 2 raste.