75 Mall Live Search
13:03 / E Enjte, 22 Gusht 2024 / S Z

Prishtina e bën edhe një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e fëmijëve

Prishtina e bën edhe një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e fëmijëve Bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës dhe Rregulloren Nr. 23/2023.  Kryeqyteti ka themeluar Tryezën Multidisiplinare për Ndihmë në Menaxhimin e Rastit, e cila ka për qëllim trajtimin efektiv të rasteve specifike të abuzimit, keqtrajtimit dhe neglizhencës së fëmijëve.

 ‘’Kjo tryezë, e përbërë nga përfaqësues të institucioneve të ndryshme, ofron një qasje të koordinuar dhe gjithëpërfshirëse për mbrojtjen e fëmijëve.  Ajo siguron mbështetje të specializuar dhe shërbime të integruara për fuqizimin e fëmijëve, duke përfshirë ndërhyrje të menjëhershme, këshillim psiko-social, si dhe monitorim të vazhdueshëm për të siguruar mirëqenien dhe zhvillimin e tyre të plotë.’, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Mirqenies Sociale.

Përmes këtij mekanizmi, Kryeqyteti synon të krijojë një mjedis të sigurt dhe mbrojtës për çdo fëmijë, duke bashkëpunuar ngushtë me komunitetin dhe institucionet përkatëse për të parandaluar dhe adresuar çdo formë të cenimit të të drejtave të fëmijëve.