14:54 / E Shtunë, 09 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Prishtina e bën për “5 pare” Llapin, s’kryen punë BMW-ja

Derbi i kësaj xhiro në Superligë mes Llapit dhe Prishtinës, ka përfunduar me fitore bindëse të kryeqytetasve.

Prishtina fitoj me rezultatin e thellë 1:4, kështu duke parakaluar llapjanët në tabelë. Prishtina tani radhitet në pozitën e katërt në tabelë me 27 pikë, ndërsa Llapi radhitet e pesta me 24 pikë.

Katër golat për Prishtinën i shënuan Krasniqi, Haliti, Januzi dhe Thaci. Ndërsa golin e nderit për Llapin shënoj Selmani.

Vlen të theksohet se në prag të sfidës trajneri Tahir Batatina mori si dhuratë një BMW X6 nga tifogrupi “Intelektualët”, por sic duket nuk ndikoi në rezultatin e ndeshjes. /IndeksOnline/