75 Mall Live Search
11:53 / E Diele, 24 Prill 2022 / LB

“Prishtina e biçikletës, Përparim Rama me një pjesë të stafit me një të diel ndryshe

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Facebook ku kryetari i Prishtinës, Përparim Rama shihet teksa lëvize me biçikletë.

Kësaj foto ai ka bashkangjitur edhe mbishkrimin “Prishtina e biçikletës”.

Kujtojmë se komuna e Prishtinës ka marrë vendim që të shtunën dhe të dielën (sot) të bëj testimin e shndërrimin e gjithë unazës qendrore të Prishtinës në qarkore njëkahëshe për automjetet.