75 Mall Live Search
15:45 / E Shtunë, 24 Maj 2025 / Gj. Sh

Prishtina e ”blindon” sulmuesin Leotrim Kryeziu me kontratë të re

FC Prishtina e ka shpërblyer me kontratë të re ”bomberin”, Leotrim Kryeziu.

Kryeziu do të jetë pjesë e bardhekaltërve edhe per dy sezone të tjera, shkruan IndeksOnline.

26-vjeçari pati një sezon fantastik, duke shënuar 10 gola në Superligë.

”Pas 5 viteve besnikëri, luftë dhe dashuri për fanellën, Leotrim Kryeziu vazhdon rrugëtimin me klubin tonë edhe për 2 vite të tjera!

Një lider në fushë, dhe shembull jashtë saj duke fituar 5 trofe, dhe me 42 gola për fanellën bardhë e kaltër, ai është golashënuesi i tretë më i mirë në histori të klubit.”, thuhet në njoftimin e Prishtinës./IndeksOnline/