75 Mall Live Search
17:08 / E Diele, 29 Shtator 2019 / indeksADMonline

Prishtina e Dallkut tregohet e fortë për Vushtrrinë, fiton me rezultat 0-3

Prishtina ka arritur të siguroj fitore edhe kundër Vushtrrisë, me rezultat 0-3.

Golat u shënuan nga Thaqi e Shillova kurse për Prishtinën u shënua edhe një autogol nga Hoxhaj, e me këto tri gola përfundoi edhe kjo ndeshje.

Që nga ardhja e Armend Dallkut te Prishtina në rolin e trajnerit, Prishtinasit po arrijnë fitore të njëpasnjëshme.

Po ashtu këtë ndeshje Prishtina e ka luajtur me mungesën e tifozëve të saj, sepse ata rrugës për Vushtrri u ndaluan nga policia duke ja’u pamundësuar kështu që ta shikojnë ndeshjen, me arsyetimin se kjo ndalesë është bërë për shkaqe sigurie./Indeksonline/.