Prishtina e ‘dërrmon’ Lirinë, mban gjallë shpresat për titull
Skuadra e Prishtinës e ka mposhtur me rezultat 3:0 Lirinë, duke mbetur ende në luftë për titull.
Golin e parë e shënoi mesfushori, Ergyn Ahmeti në minutën e 36-të, transmeton Indeksonline.
Me të filluar pjesa e dytë, i disponuari për lojë, Meriton Korenica në minutën e 51-të dyfishoi epërsinë e Prishtinës.
Korenica shënoi përsëri në minutën e 68-të për t’i dhënë goditjen e nokautit Lirisë. Pas kësaj fitore, Prishtina gjendët në pozitën e dytë me 56 pikë, tri më pak se Feronikeli që është e para.
Liria me këtë humbje vetëm sa e ka thelluar krizën e saj. Ata gjendën në pozitën e 11-të me 24 pikë, pesë pikë larg vendit të 8-të, që do ta shpëtonte nga rënia ekipin prizrenas./Indeksonline/