Prishtina e fortë “guri”, e mposht me rezultat të thellë Ferizaj

Skuadra e Prishtinës ka shënuar fitore të thellë ndaj Ferizaj me shifrat 0:5, në javën e shtatë në Superligë.
Golat për ekipin e Arsim Thaqit i shënuan: Muja, Ilievski, Zeqiri, Baftiu dhe Ahmeti, shkruan Indeksonline
Kujtojmë që në këtë ndeshje pati shumë incidentet mes tifozëve. “Plisat” kishin udhëtuar në Ferizaj, por nuk u lejua hyrja e tyre në stadium.
Andaj nga kjo, pati rrahje mes tifozëve vendas dhe mysafir, ku ndërhyri edhe policia e Kosovës.
Me këtë fitore, Prishtina shkon në pozitën e parë me 16 pikë të grumbulluara./Indeksonline/