Prishtina e fortë në “Fadil Vokrri”, e mposhtë Ballkanin e Munishit

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit, duel ky në kuadër të xhiros së 18’të në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadrat në fund të pjesë së parë shënuan nga një gol, ku për Prishtinën realizoi Otto John e për Ballkanin realizoi, Visar Berisha, shkruan IndeksOnline
Kur po mendohej se takimi do të mbyllej me barazim, gjyqtari i ndeshjes, Tefik Maloku akordoi penallti për kryeqytetasit ku në gol e konvertoi, Besnik Krasniqi.
Pra, ky takim u mbyll në 2:1.