Prishtina e ka gati një transferim të madh

Skuadra e Prishtinës përmes një video në “Facebook” ka paralajmëruar transferimin e madh.
Bëhet fjalë për sulmuesin kosovar, Leotrim Kryeziun, i cili ishte pjesë e skuadrave zvicerane si FC Chiasso dhe FC Lugano, shkruan IndeksOnline
Si duket Kryeziu shumë shpejtë do të transferohet te klubi kryeqytetas.
Ai këtë sezon për klubin Chiasso ka zhvilluar 13 paraqitje.