Prishtina e largon nga skuadra djalin e axhës së Granit Xhakës

Prishtina pritet të bëjë disa ndryshime në afatin kalimtar dimëror. Ardhja e Oto Johnit është e mundshme dhe pritet të jetë një nga blerjet më të mundshme dimërore.
Por, skuadra e kryeqytetit pritet të largojë disa lojtarë nga skuadra.
Djali i axhës së Granit e Taulant Xhakës, Agoni është në listën e largimeve nga trajneri Dallku.
Bashkë me Xhakën pritet të largohen edhe Art Maloku, Ramush Ramadani, Jon Bajgora dhe Lis Ahmeti./Indeksonline/