22:44 / E Premte, 25 Qershor 2021 / OSH

Prishtina e madhe kundër Inter d’Escaldes, arrin fazën e kualifikimeve të Ligës së Kampionëve

Ekipi i Prishtinës ka arritur të fitoj turneun para-kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës fitoi me rezultat 2:0 kundër Inter d’Escaldes, transmeton Indeksonline.

Dy golat i shënoi mesfushori, Endrit Krasniqi në minutat 44 dhe 58-të.

Ekipi i Prishtinës tashmë është në fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve./Indeksonline/