20:50 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Prishtina e mbuluar nga tymi, kjo është gjendja pa vetura (Foto/Video)

Përkundër që është ndaluar qarkullimi i veturave në qendër, Prishtina vazhdon të ketë ajrin e ndotur.

Kjo mund të vërehet edhe përmes fotografive të Indeksonline, të realizuar para pak çastesh, ku megjithëse nuk shihen veturat, vërehet ajri mjaft i ndotur.

Ndryshe, këtë e tregojnë edhe matësit e cilësisë së ajrit. Sipas tyre, momentalisht në Prishtinë ajri është i pashëndetshëm.

Sipas kësaj kategorie, personat e ndjeshëm, fëmijët dhe pleqtë duhet të kenë kujdes dhe t’i reduktojnë daljet./Indeksonline/