75 Mall Live Search
17:47 / E Shtunë, 15 Shkurt 2025 / G T

Prishtina e mbyll pjesën e parë me dy gola në epërsi ndaj Dritës

Skuadra e Prishtinës është duke fituar 2:0 ndaj Dritës në derbin e javës së 20-të në Superligën e Kosovës që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Leutrim Kryeziu në minutën e 25’të, shkruan Indeksonline

Kurse golin e dytë e shënoi Diar Halili në minutën e 35’të nga distanca.

Kujtojmë që Kryeziu gjatë pjesës së parë humbi një penallti, ku mrekullisht e priti portieri, Faton Maloku./Indeksonline/