75 Mall Live Search
17:38 / E Shtunë, 25 Janar 2025 / G T

Prishtina e mposht ekipin ukrainas, kjo e fundit “piketon” tre lojtarë kosovarë

Skuadra e Prishtinës ka shënuar fitore ndaj Kolos Kovalivka në miqësoren e zhvilluar në Antalia të Turqisë me shifrat 2:1.

Golat në këtë ndeshje për ekipin nga Superliga e Kosovës i shënuan: Alex Gnapi Dable dhe Rigon Llugiqi, shkruan Indeksonline

Në këtë ndeshje, skuadra Ukraina në tribuna kishte edhe disa skautë të cilët ishin duke përcjellur tre lojtarë të klubit kosovar.

Bëhet fjalë për treshen: Albin Krasniqi, Dion Gallapeni dhe Drilon Islami.

Siç raporton gazetari nga Ukraina, Alex Ivanchenko – skuadra e Kolos është gati që ta rrëmbej një prej djelmoshave të klubit nga kryeqyteti./Indeksonline/