Prishtina e nderon futbollistin e tyre të prekur me Covid-19 në Barcelonë, ky është gjesti nga ta!

Skuadra e Prishtinës edhe pse humbi ndaj Barcelonës në Spanjë me rezultat final në 2:9, nuk e ka harruar futbollistin e saj të prekur me Covid-19.
Drejtë Spanjës skuadra jonë ka udhëtuar pa futbollistin, Elton Maxharraj, pasi ky i fundit ishte i prekur me Covid-19, shkruan IndeksOnline
Në palestrën “Palau Blaugrana” ishin të pranishëm i gjithë stafi i Prishtinës, ku futbollistët mbani në dorë edhe fanellën e Maxharrajt.