21:50 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Prishtina e nis mbarë në Champions League, mposhtë Groningen me 20 pikë diferencë

Ka përfunduar edhe çereku i katërt në përballjen mes Prishtinës dhe Donar Groningen.

Prishtina ka qenë nikoqir i Groningen në kuadër të rrethit të parë eliminator për Basketball Champions League.

Dhe djelmoshat prishtinas me përkrahjen e tifozëve në kryeqytet, kanë dominuar totalisht përballë skuadrës holandeze.

Pjesa e parë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve ka mbaruar me epërsinë e Prishtinës – me rezultat 46 – 33.

Çereku i parë përfundoi me një pikë epërsi për Prishtinën, me rezultat, 20-19, shkruan IndeksOnline.

Dhe në çerekun e dytë, Prishtina riktheu gjithçka duke dominuar në të gjitha aspektet dhe duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi.

Prishtina e vazhdoi dominimin edhe në çerekun e tretë, të cilin e mbylli me rezultat, 66-49.

Në fund, Prishtina e mbylli ndeshjen me fitore me një epërsi prej 20 pikësh – me rezultat, 84 – 64.

Basketbollisti më i mirë i Prishtinës sonte ishte Antonio Davis me 25 pikë, nëntë kërcime dhe dy bllokada./IndeksOnline/