17:57 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

Prishtina e pranon, DRITA KAMPION (VIDEO)

Drita është Kampioni i ri i Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra nga Gjilani arriti të siguroj titullin e dytë në histori të klubit pas barazimit kundër Prishtinës me rezultat 0-0.

Ndeshja finale e xhiros së fundit nuk dhuroi gola, mirëpo kjo i konvenoi skuadrës së Dritës, shkruan indeksonline.

Me këtë rast, Drita siguron pozitën e parë me 67 pikë tri më shumë se Prishtina në vendin e dytë.

Kampionët e ri të Kosovës do të luajnë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, ndërsa bartësit e parë do të luajë në kualifikimet e Europa League. /IndeksOnline/