75 Mall Live Search
18:18 / E Shtunë, 10 Maj 2025 / L A

Prishtina e Re apo Vushtrria? Bileta tjetër për në Superligë vendoset në javën e fundit

Drenica siguroi ngritjen në Superligë pas disa vitesh.

Por gara në grupin B është ende e hapur, me Prishtinën e Re dhe Vushtrrinë që nuk ndalën së fituari.

Prishtina e Re e mposhti 2 Korrikun me rezultat 4-0, ndërsa Vushtrria fitoi me rezultat 5-0 ndaj Fushë Kosovës.

Prishtina e Re gjendet në krye të tabelës në grupin B, me 66 pikë ndërsa Vushtrria në pozitën e 2-të me 64 pikë.

Në ndeshjen e fundit, Prishtina e Re luan si mysafir ndaj Kikës, ndërsa Vushtrria si mysafir i 2 Korrikut./IndeksOnline/