75 Mall Live Search
18:20 / E Diele, 17 Gusht 2025 / G T

Prishtina e Re debuton me fitore në Superligë, e “shkatërron” Malishevën

Skuadra e Prishtinës së Re e ka nisur në mënyrë përfekte sezonin e ri të Superligës së Kosovës 2025/26.

Ekipi nga Hajvalia e mposhti thellë 0:4 Malishevën si mysafire, duke bërë debutim të “çmendur” në elitën e futbollit kosovar, shkruan Indeksonline

Golat për skuadrën e Prishtinës së Re i shënuan: Toni Gomes (2), Lorik Dobratiqi dhe Abdoul Zoungarna.

Kujtojmë që Malisheva mbeti me një lojtar më pak në fushë nga minuta e 54’të.

Me këtë fitore, Prishtina e Re shkon në kuotën e tri pikëve dhe kap pozitën e parë në tabelë./Indeksonline/