18:09 / E Shtunë, 19 Shtator 2020 / indeksADMonline

“Prishtina e re” e fillon me këmbë të mbarë, Drenica pëson debakël në “Fadil Vokrri”

Skuadra e reformuar e Prishtinës e ka filluar me këmbë të mbarë sezonin e ri.

Ata kanë mposhtur me rezultat 3:0 ekipin e Drenicës, ndeshje që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, transmeton Indeksonline.

Golat për kryeqytetasit i shënuan: Leotrim Bekteshi, Endrit Krasniqi dhe Otto John.

Kjo po ashtu ishte ndeshja e parë e trajnerit, Zekerija Ramadani në krye të Prishtinës./Indeksonline/