Prishtina e Re emëron trajnerin e ri
Prishtina e re është bërë me trajner të ri.
Ekipi nga kryeqyteti ka njoftuar se nga sot Qendrim Kida emërohet Kryetrajner i ekipit të parë.
“Ky vendim vjen si pjesë e strategjisë sonë të re për konsolidimin e ekipit, rritjen e stabilitetit dhe riformësimin e mentalitetit fitues brenda skuadrës”, thuhet në njoftimin e klubit, raporton IndeksOnline.
📢 NJOFTIM ZYRTAR:
Emërimi i Kryetrajnerit të ri të KF Prishtina e Re
KF Prishtina e Re njofton opinionin publik, tifozët dhe komunitetin futbollistik se nga sot, Qendrim Kida emërohet Kryetrajner i ekipit të parë.
Ky vendim vjen si pjesë e strategjisë sonë të re për konsolidimin e ekipit, rritjen e stabilitetit dhe riformësimin e mentalitetit fitues brenda skuadrës.
Klubi beson fuqimisht se me emërimin e Qendrim Kida si Kryetrajner, fillojmë një faqe të re të rëndësishme drejt stabilizimit dhe progresit.
Jemi të bindur se me punë, disiplinë dhe bashkëpunim, ekipi do të rikthehet atje ku e meriton.
Klubi i uron trajnerit Kida mirë se ardhje dhe shumë suksese në detyrën e re.
🔵⚪ KF Prishtina e Re

