Prishtina e Re nuk ndalet, po shkon sigurt drejt Superligës

Skuadra e Prishtinës së Re ka shënuar fitore në javën e 18-të në Ligën e Parë të futbollit kosovar.
Klubi nga Hajvalia mposhti 3:1 Dinamon e Ferizaj, shkruan Indeksonline
Golat i shënuan: Agustin Rojas dhe Astrit Berisha (2).
Me këtë fitore, Prishtina e Re vazhdon kryesimin në Grupin B me 47 pikë, shtatë më shumë se vendi i dytë, Vushtrria./Indeksonline/
