Prishtina e Re prezanton ish-portierin e Dritës

Skuadra e Prishtinës së Re ka bërë një tjetër transferim gjatë afatit kalimtar të verës.
Ekipi nga Hajvalia që do bëjë gara në Superligë për herë të parë në histori, ka transferuar portierin Florjan Smakiqi, shkruan Indeksonline
Smakiqi u largua ditë më parë nga Drita dhe tani si “lojtar i lirë” ka nënshkruar me ekipin e Prishtinës së Re.
“Transferimi i Smakiqit përbën një vlerë të shtuar për grupin tonë, si në aspektin e cilësisë në portë, ashtu edhe në atë të stabilitetit dhe përvojës që nevojitet për të garuar në Superligë”, shkruhet në njofitimin e klubit