75 Mall Live Search
14:00 / E Hënë, 22 Shtator 2025 / L A

Prishtina e Re pritet t’ia besojë detyrën e trajnerit drejtorit aktual të klubit

Prishtina e Re së fundi shkarkoi trajnerin e tyre, Elon Berishën.

Ky shkarkim erdhi pas humbjes 2-1 në ndeshjen ndaj Dritës në fundjavë.

Tashmë klubi i sapongritur në Superligë, pritet të emërojë si trajner Shpëtim Babajn.

Deri tani Babaj kishte rolin e drejtorit sportiv te Prishtina e Re.

Prishtina e Re, gjendet në pozitën e 6-të në Superligë, ku ka grumbulluar gjithsej 6 pikë./IndeksOnline/