75 Mall Live Search
15:57 / E Shtunë, 17 Tetor 2020 / indeksADMonline

Prishtina e “shkelë” Besën, Llapi befasohet nga Drenica

Prishtina ka rigjetur rrugën drejt tre pikëshit, derisa në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligë e ka mposhtur në shtëpi skuadrën e Besës me rezultat bindës 4-0.


Kjo ishte vetëm fitorja e dytë sezonale për skuadrën e Zekirja Ramadanit, që tashmë mund të frymojë më lirshëm pas kësaj fitore.

Otto John me tre gola dhe Mërgim Pefqeli me një tjetë kontribuan në triumfin e ‘bardhekaltërve’ të cilët tashmë ngriten në kuotën e tetë pikëve.
Llapin e ka kapur ‘mësyshi’. “Legjenda” vazhdojnë të mbeten pa fitore këtë edicion, pasi që pësuan sërish disfatë në shtëpi, këtë herë nga Drenica.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Hysen Tahiri në minutën e 53-të të ndeshjes.


Me këtë fitore “kuqezinjtë” ngriten në kuotën e tetë pikëve, ndërkohë Llapi mbetet me një pikë në fundin e tabelës./GazetaSheshi