17:23 / E Premte, 17 Janar 2020 / indeksADMonline

Prishtina e “zhytur” në mjegull, aktori i njohur: Shikimi nga Matiçani i kthjellët

Ajri në Prishtinë po vazhdon të jetë i ndotur.

Edhe sonte kryeqyteti po karakterizohet me një mjegull shumë të madhe dhe ajër helmues.

Matësit e cilësisë së ajrit, tregojnë që aktualisht ajri në Prishtinë është i pashëndetshëm, ku rekomandohet që në ambiente të hapura, mos të dilet pa ndonjë nevojë të madhe.

E lidhur me këtë ka reaguar edhe aktori i njohur, Shkumbin Istrefi.

“Shikimi nga Matiçani i kthjellet hyhyhy”, i cili është tallur me situatën aktuale të ajrit në kryeqytet./Indeksonline/