19:54 / E Premte, 10 Prill 2020 / indeksADMonline

Prishtina edhe pas 13 prillit, me orë policore

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti pas një diskutimi që ka pasur me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë mas masa të reja për përhapjen e virusir korona në kryeqytet.

Kështu masat e restriksioneve prej orës 17-06 do të vazhdojnë edhe pas të hënës.

Ky është postimi i plotë:

Sot, në diskutim me Ministrin Arben Vitia, diskutuam për gjendjen në Komunën e Prishtinës dhe masat e ndërmarra nga Komuna dhe MSH për të parandaluar përhapjen e virusit.

Përderisa deri më tani nuk kemi pas shpërthim në Prishtinë u pajtuam që ditët më të vështira na presin. Në mungesë të vendimit nga Kuvendi i Republikës, ministria e Shëndetësisë do të merr vendime individuale për secilën komunë. Masat e restriksioneve prej orës 17-06 do të vazhdojnë edhe pas të hënës.

Të gjithë njëzëri ju themi #rriNshpi