Prishtina edhe sonte kryeson listën e të infektuarve me koronavirus

Janë konfirmuar edhe 207 raste të reja me Covid-19, teksa numri total i të infektuarve shkon në 4.307.
Për nga numri i rasteve, prin Prishtina me gjithsej 77, pasuar nga Gjilani me 27, e Prizreni me 22, shkruan Indeksonline.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 77 raste, komuna Gjilan 27 raste, komuna Prizren 22 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Skenderaj 7 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Kllokot 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Dragash, Kaçanik, Ferizaj, Graçanicë, Malishevë dhe Shtime”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Sot janë shëruar 32 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.095 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.118.
Poashtu gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur edhe 8 pacientë të infektuar me Covid-19, ku numri i viktimave shkon në 94./Indeksonline/