75 Mall Live Search
19:36 / E Diele, 08 Gusht 2021 / A. A

Prishtina ende nuk e ka zyrtarizuar, por Halimi po stërvitet me ‘bardhekaltërit’

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Betim Halimi është transferuar te Prishtina nga Olimpik Donetsk.

Edhe pse ‘bardhekaltërit’ ende nuk e kanë zyrtarizuar transferimin e tij, nga kjo fotografi shihet se Halimi tashmë ka filluar stërvitjet me klubin nga kryeqyteti.

25 vjeçari është rikthyer në futbollin kosovar pas 3 vitesh.

Gjatë kësaj periudhe luajti te Narva Trans në Estoni dhe Olimpik Donetsk në Ukrainë.

/Indeksonline/