Prishtina fantastike, brenda 10 minutave shënon dy herë

Prishtina është duke luajtur në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ kundër skuadrës së Vushtrrisë, në kuadër të Supërligës së Kosovës.
E këtë ndeshje skuadra nga kryeqyteti e filloi si është më së miri.
Pas një gjuajtje të lirë, Endrit Krasniqi i Prishtinës arriti që në minutën e 3’ të shënoj një supergol dhe ta dërgoj kështu skuadrën e tij në epërsi.
Mirëpo 7 minuta pas golit të parë për Prishtinën arriti të realizoj edhe Otto John, për dyfishuar kështu rezultatin.
Po ashtu janë duke u luajtur edhe dy ndeshje tjera, ajo në mes Ferizajt dhe Feronikelit dhe Ballkani-Drenica mirëpo pa gola deri më tani./Indeksonline/.