Prishtina – Feronikeli ’74, publikohen formacionet zyrtare

Prishtina sonte do të jetë nikoqire e Feronikelit ’74.
Ndeshja është e vlefshme për javën e 26-të të Superligës së Kosovës dhe zhvillohet në stadiumin ”Fadil Vokrri”, më fillim nga ora 20:00, shkruan IndeksOnline.
Bardhekaltërit po kalojnW në një krizë të madhe rezultatesh, ku nuk kanë fituar në Superligë në 10-të ndeshjet e fundit.
Prishtina ka 32 pikë dhe renditet në vendin e pestë në tabelë.
Në anën tjetër, Feronikeli ’74 është e fundit, me 14 pikë të grumbulluara.
Tashmë të dyja skuadrat kanë publikuar edhe 11-shet startuese.
Formacionet zyrtare:

/IndeksOnline/