75 Mall Live Search
13:57 / E Shtunë, 08 Shkurt 2025 / L A

Prishtina fillon sezonin pranveror me barazim ndaj Suharekës

Ka përfunduar ndeshja e javës së 19-të të Albi Mall Superliga mes Prishtinës dhe Suharekës.

“Bardhekaltrit”, nuk arritën më shumë se një barazim ndaj skuadrës së Suharekës me ndeshjen që u përfundua me rezultatin 2-2.

Golat për Prishtinën u realizuan nga Leotrim Kryeziu, në minutën e 37-të dhe 80-të, ndërsa për Suharekën shënoi Susuri në minutën e 44-të dhe Zeka në minutën e 57-të.

Prishtina, mbetet në pozitën e 4-të në tabelë ku ka gjithsej 28 pikë, ndërsa nuk ndryshon pozitën në renditje as Suhareka e cila mbetet në pozitën e 5-të me 26 të tilla./IndeksOnline/