Prishtina fillon të gjelbërohet, këto lloje drunjësh po mbillen në këto zona
Komuna e Prishtinës ka filluar planin për gjelbërimin e kryeqytetit. Sot kanë filluar mbjelljet e fidanëve të rinj për sezonin pranveror nga llojet e drunjëve catalpa bignonoides dhe platanus acerifoglia.
Mbjelljet po bëhen në hapësirën tek Rruga B, varrezat myslimane në lagjen Arbëria dhe tek Posta e vogël në lagjen Bregu i Diellit.
Deri në fund të javës, nga Ndërmarrja Publike “Hortikultura” priten të mbillen rreth 300 fidanë. Planet operacionale të gjelbërimit do të vazhdojnë këtë sezon në katër anët e qytetit.
Lajmi është dhënë nga Drejtoresha e Parqeve në Komunën e Prishtinës, Fatime Hajdari.

