Prishtina fiton derbin e javës, Cavalli mposht Tahir Batatinën në “Fadil Vokrri”

Skuadra e Prishtinës ka shënuar fitore ndaj Llapit me rezultatin 3:2 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Superligën e Kosovës.
Dy gola u shënuan në pjesën e parë të ndeshjes. Fillimisht Ahmed Januzi shënoi për mysafirët në minutën e 33’të, shkruan Indeksonline
Rezultatin e barazoi Vitija në minutat e fundit të pjesës së parë.
Në të dytën, ekipi i Tahir Batatinës e nisi mirë – pasi në minutën e 55’të shënoi me anë të Ilir Blakçorrit.
Por, Prishtina e Cavallit shënoi dy gola të shpejt më anë të Krasniqit dhe Olivier për t’i marrë tri pikët në stadiumin “Fadil Vokrri”./Indeksonline/